Një reportazh me mjekët në kohë lufte dhe paqeje, në kohë lufte dhe në kohë kovidi, transmetuar në emisionin Ballkan, dokumenton dëshmitë e mjekëve Salih Krasniqi, Arbër Morina dhe Aliriza Osmani si dhe kryeinfermieres së spitalit të Pejës, Hidajete Krasniqi, lidhur me punën dhe ndjesitë e tyre në dy periudha të ndryshme, secila të rrezikshme në llojin e vet.
“Në luftë, shpesh përballeshin me mungesë të gjithckaje, që nga dhomat, shtretërit, spitalet, barnat, mjetet e punës, bisturitë, dhe stafin. Detyroheshin t’i mbështillnin pacientët në batanije, të ecnin me kilometra të tëra me ta në krahë nëpër male për t’i shpëtuar, ishin strehë dhe shpresë për të plagosurit dhe të gjymtuarit. Në kohë paqeje, kovid 19 nxori në pah mungesa në shtretër dhe pajisje mjeksore që nuk ishin llogaritur dhe as menduar më parë. Por dy situatat janë të pakrahasueshme. Mjeku ka pajisje mbrojtëse në kohë kovidi dhe nuk detyrohet të operojë pacientë ndërkohë që bien granatat apo me dritën e qiririt. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, në luftë dhe në paqe, kundër armikut apo kundër kovidit, jeta e mjekut dhe pacientit janë kaq të lidhura me njëra-tjetrën, ashtu sic shkojnë bashkë gjithmonë gëzimi dhe hidhërimi. Në fund të fundit, të jesh mjek do të thotë të jesh simboli i mbrojtësit të jetës, qoftë kjo në kohë luftë apo në kohë paqeje!”./abcnews.al