Replikat Rama-Meta, Kryemadhi: Një ftesë e kryeministrit për të bërë pazar për kokën e tij

schedule11:10 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:10 - 20 Tetor, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka komentuar ndër të tjera edhe replikat e fundit mes Presidentit dhe kryeministrit, Edi Rama.

Sipas Kryemadhit, angazhimi i Ramës në këtë debat tregon frikë dhe panik. Po ashtu, ajo shtoi se “sulmet e kryeministrit” i sheh si një ftesë ndaj Metës për të bërë pazar për kokën e tij.

“Në PS, apo dhe në elektoratin e majtë, angazhimi i Ramës tregon frikë dhe panik. Ai nuk e ka ndaj opozitës, por reagimet e tij në mënyrë tangente, duke u bërë skip problemeve si greva e naftëtarëve dhe inceneratorët, prekja e rrënimi i kushtetutës janë të rënda. Unë sulme që Rama i bën Metës i shoh si ftesë për të hyrë e për të bërë pazar për kokën e tij. Për të shpëtuar kokën e tij. Largimi i vëmendjes tregojnë mungesën e alternativës.”

Ndërsa, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Kryemadhi tha se bëhet fjalë për thjesht një taktikë zgjedhore dhe se janë ende në pritje të asaj që do të ndodhë në vijim.

“Jemi në pritje se çdo të ndodhë me Kodin. Presidenti na e ka bërë të qartë, që mazhorancës do t’i krijohet edhe një shans për të mos dalë mbi 5 qershorin…Fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!