Pak më parë ka patur një sherr verball mes Vangjush Dakos dhe Ferdinand Xhaferajt teksa numërohej kutia e fundit në qarkun e Durrësit. Për fat të mirë, përplasja verbale nuk është kthyer në një përplasje fizike masive.
Çfarë ndodhi?
Dako dhe drejtuesit e tjerë socialist gjendeshin prej disa orësh në KZAZ nr.21 në Durrës duke ndjekur numërimin. Ndërsa Xhaferaj futet në KZAZ bashkë me mbështetësit e tij, mësohet se Dako e ka thirrur me zë të lartë duke thënë: O Ferd Xhaferi, humbet, more k… nga Durrësi.
Lexo edhe: VIDEO/ Mbështetësit e Vangjush Dakos sulmojnë Ferdinand Xhaferajn në Durrës
Kjo ka shkaktuar reagimin e Xhaferajt, i cili siç duket nga planet iu afrua grupit ku ndodhej Dako duke thënë: Ti shko sqarohu me amerikanët njëherë, se je non grata.
Replikat:
Vangjush Dako: O Ferd Xhaferi, moret k…ne Durres
Ferdinand Xhaferaj: Ti shko njëherë në SHBA, pastaj më trehoi kush fitoi. Ik sqarohu me amerikanet njehere, je non grata aty.
(Dako e qëllon me shishe)
(Xhaferaj i afrohet Dakos dhe mbështetësve të PS)
Ferdinand Xhaferaj-mbështetësve të PD: Mos u merrni me këta, janë llumi…