REPLIKAT/ Gjiknuri si Ndreu para Lleshajt: Duhen njoftuar strukturat lokale për prishjet në breg

schedule15:52 - 20 Qershor, 2020

schedule 15:52 - 20 Qershor, 2020

Ish-ministri Damian Gjiknuri mendon si kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu në lidhje me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Gjatë takimit më kryebashkiakët e bregdetit të jugut të vendit, Gjiknuri tha se duhet një informim i struktuave lokale në momentin kur IKMT planifikon të prishë strukturat pa leje në breg në të mirë të turizmit dhe menaxhimit të territorit.

“Ka një kërkesë nga Saranda, më saktë qarku Vlorë. Unë e di që shpeshherë vihen në aksion për prishjen.

Po bëni koordinim për strukturat lokale. Marrë rastin e disa ditëve më parë, për prishjen e disa bizneseve.

Lexo edhe: “Nuk jemi ushtar rreshti ne”: Dalin pamjet e përplasjes Lleshaj-Ndreu në Durrës

Nga kjo anë duhet koordinim, se nga ana qytetarëve duhet kjo. Normal që ka ankesa si ndodhi për lungomaren, por bashkëpunimi duhet, se krijohet shqetësim për pushuesit në këtë periudhë sezoni. Natyrisht që të tjerat ju i dini, po doja t’i nxirrja në pah”, tha Gjiknuri.

Të njëjtën gjë kërkoi para disa ditësh edhe Ndreu, por u përball me reagimin e ministrit Lleshaj se IKMT nuk do t’i jepte llogari askujt përveç se ligjit duke vepruar sipas parashikimeve të tij.

Kjo është e dyta herë kur Lleshaj përballet në tavolina të tilla me kundërshtime sa i përket aksioneve të IKMT në brigjet e vendit.

Debati Ndreu-Lleshaj në Durrës

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një njoftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shemb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë.

Ia kam thënë kryeministrit mbrëmë dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit, harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmusr, ka ardhur koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë…

Bëj thirrje publikisht të ulemi e të diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Mesazhet nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk ekziston bashkia, në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kursej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka goditur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë.

Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze.

Sipas rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur.

IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejtpërdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush  tjetër… Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur  atë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!