“E dashuroj prej vitesh Kylian Mbappe“, u shpreh Zinedine Zidane përpara ndeshjes Real Madrid-PSG. Sulmuesi 20-vjeçar është objektivi i madh i “Los Blancos”, por francezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i tyre.
Leonardo, i cili mban postin e drejtorit sportiv të PSG-së, ka replikuar me trajnerin francez në një deklaratë për RMC Sport. Braziliani qetëson tifozët e kampionëve të Francës dhe “injoron” komentin e Zidane.
“Nuk e di çfarë ka thënë Zidane, nuk i kam dëgjuar fjalët e tij. E vetmja gjë e sigurt është fakti që Mbappe do të qëndrojë te PSG. Kjo është 100% e sigurt. Ai është një lojtar i yni dhe nuk do të lëvizë“, thekson drejtori sportiv i kampionëve të Francës. /abcnews.al