Reperi shqiptar në garë me veten, ua bën 8 me 2 kolegëve

schedule13:08 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:08 - 4 Korrik, 2020

Emri i Mozzik është përfolur jashtëzakonisht shumë, pasi në vetëm pak ditë solli dy këngë që rezultuan një sukses. “Madonna” dhe “PP” në bashkëpunim me Kidën, kanë arritur të thyejnë rekord klikimesh, duke lënë pas dhe Ledrin, Dafinën që sollën pak ditë më parë një duet së bashku.

Lumturinë që ka ndjerë, reperi nuk ka nguruar ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram të dy këngëve të tij, Madonnën që ka marrë më shumë se 8 milion klikime në Youtube, dhe “PP” që në pak orë ka tejkaluar shifrën e 2 milion klikimeve.

Megjithatë, këtë shifër reperi e ka përdorur për të ironizuar kolegët. “8 me 2”, ka shkruar reperi, duke përcjellë kështu edhe një mesazh për ta. Nuk kanë mbetur shumë ditë nga publikimi i albumit më të ri “MozzArt” me të cilin reperi pritet të bëjë namin, duke sjellë hite të reja. /abcnews.al