Reperi i njohur shqiptar sot bën 7 vite i martuar

schedule16:20 - 19 Gusht, 2021

schedule 16:20 - 19 Gusht, 2021

Reperi i njohur, Lyrical Son me bashkëshorten e tij Gresën janë një nga çiftet më të preferuara në showbiz, pasi kanë ruajtur gjithmonë një model të paqtë.

Ata janë të martuar dhe sot festojnë shtatë vite nga dita kur i thanë “po” njëri-tjetrit.

Është Gresa ajo që e kujtoi këtë ditë, duke postuar në Instagram dy foto, në të cilat shfaqen të qeshur së bashku. Ajo zgjodhi t’i dedikonte edhe disa fjalë tepër të ëmbla Lyrical Son, duke i emocionuar të gjithë.

“Dashuria ime, kanë kaluar 7 vjet nga martesa jonë ëndërrimtare. Unë jam vajza më e lumtur në botë, faleminderit. Unë të dua”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që çifti janë prindër të dy vajzave, të cilat i kanë pagëzuar me emrat, Eva dhe Erika./abcnews.al