Reperi i njohur shqiptar dhe bashkëshortja e tij infektohen me koronavirus

schedule21:09 - 15 Nëntor, 2020

schedule 21:09 - 15 Nëntor, 2020

Reperi i njohur shqiptar Skerdi Ago dhe bashkëshortja e tij Vesa janë infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në Instastory.

Ai ka njoftuar se janë në përfundim të karantinës, pasi janë shërim e sipër.

Sakaq, Skerdi ka paralajmëruar se ka gati këngë të reja, të cilat do t’i publikojë sapo ta marrë veten plotësisht.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, ka shkruar ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!