Reperi i famshëm mohon akuzat për abuzim seksual

schedule22:14 - 10 Shkurt, 2022

schedule 22:14 - 10 Shkurt, 2022

Snoop Dogg ka mohuar akuzat për abuzim seksual. Një grua e identifikuar si Jane Doe, ngriti një padi në Los Angelos duke pretenduar se reperi dhe bashkëpunëtori i tij, Donald Campbell e detyruan të bënte veprime të turpshme pas një koncerti në vitin 2013.

Gruaja pohon se Campbell e dërgoi në shtëpinë e tij, ku ishte dhe Snoop, ku më pas kanë abuzuar me të. Në padi, gruaja pretendon se Snoop Dogg e ndoqi në banjë dhe më pas e detyronte të kryente seks oral me të.

Snoop Dogg performon në Rupp Arena më 20 nëntor 2021 në Lexington, Ky.

Burime për TMZ kanë bërë me dije se gruaja në fjalë kishte kërkuar rreth 10 milionë dollarë si dëmshpërblim por kërkesa e saj është refuzuar. Snoop i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “një tufë gënjeshtrash”.

Në një postim në Instagram më herët të mërkurën, Snoop Dogg shkroi, 'Sezoni i gërmuesve të arit është këtu, kini kujdes ... mbani roje'

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!