Reperi i famshëm adreson akuzat për sulm seksual: Skemë e turpshme për të përfituar para

schedule10:12 - 12 Shkurt, 2022

schedule 10:12 - 12 Shkurt, 2022

Snoop Dogg e ka quajtur një skenë të turpshme akuzën që një grua ka hedhur ndaj tij se e ka sulmuar seksualisht. Ndërsa përgatitet të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl, reperi po i kundërpërgjigjet akuzueses, e cila pretendon se ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 kur punonte si një balerinë.

Snoop, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, këmbëngul se ai nuk ka pasur kurrë ndonjë raport seksual me personin në fjalë, e cila kërkon 10 milionë dollarë si dëmshpërblim. Reperi ka reaguar për Page Six përmes zëdhënësit, i cili është shprehur se “akuzat për sulm seksual janë thjesht të pabaza.”

LEXO EDHE: Reperi i famshëm mohon akuzat për abuzim seksual

“Akuzat duket se janë pjesë e një skeme të vetë-pasurimit nga [Jane Doe] për të zhvatur Snoop Dogg pikërisht përpara se të performojë gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Boël të së dielës. Skema e saj është e turpshme. Përpjekja e saj për të përdorur gjykatat për të avancuar këtë skemë është gjithashtu e turpshme dhe ndikon për keq të viktimat e vërteta që meritojnë të besohen.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!