Kolo është një reper amerikan që i ka kushtuar këngë vendit tonë, duke e përfshirë në albumin e tij të ri. Ai ka bërë një ‘udhëtim’ rreth botës, me këto këngë të vjetra autentike të kthyera në rrep dhe hip hop.
Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, Kolo ka folur për projektin e fundit që është kënga e vjetër “Do marr çiften”. Ai ka thënë se është i hapur për muzikën e re.
“Unë jam i hapur për muzikën e re. Unë u frymëzova dhe jam shumë i lumtur që doli nga kjo këngë.
Sigurisht që do t’i bëj një klip këngës ‘Falenderues’, duke shitur albumin do t’i shtoj detajet.
Mund të jetë pak sfiduese të kthesh muzikën e vjetër në hip hop, duke bërë lëvizjen e duhur unë zgjedh këngë të vjetra dhe i përshtas. Por muzika e bukur është e bukur.
Do të ishte shumë, shumë e bukur nëse vajzave shqiptare, i pëlqen muzika ime”, tha Kolo./abcnews.al