Reperi 21-vjeçar pëson goditje në tru

schedule09:37 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 09:37 - 9 Dhjetor, 2019

Reperi Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare si pasojë e një sëmundje në tru. 21-vjeçari kishte pasur gjakderdhje nga goja në momentin e arritjes së ekipit mjekësor, bën të ditur TMZ.

Ndërkohë mësohet se reperi ka qenë i vetëdijshëm kur autoambulanca e mori për ta transportuar drejt spitalit. Shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur, por nga njoftimet e para thuhet se është fjala për një çrregullim në tru.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, ishtei  sëmurë. Ai kishte qenë duke ecur në momentin kur e kishte pësuar krizën nervore.
Juice Wrld ka shijuar sukseset me hitet si, “Lucid Dreams” e “All Girls Are the Same”. Ai njëherësh ishte pjesëmarrës në albumin e Travis Scott, “AstroWorld”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!