Struga Trim&Lum nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në shtëpi përballë Makedonija GP. Ekipi shqiptar pësoi nga një gol për pjesë dhe nuk pati forcën e duhur për të evituar disfatën.
Struga Trim&Lum nuk fiton në kampionat prej 25 gushtit (2-1 përballë Sileksit) dhe renditet e treta nga fundi me 8 pikë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Sukses i rëndësishëm në shtëpi për Renovën, që fitoi 2-1 përballë Borecit të vendit të fundit.
Remzi Selmani dhe Argjent Gafuri shënuan golat për Renovën, që parakalon Shkupin dhe renditet e katërta me 13 pikë. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Vardarit kryesues përballë Akademija Pandev dhe Sileksit përballë Rabotnickit.
Dje u luajt edhe derbi shqiptar midis Shkupit dhe Shkëndijës. Në fund festuan kryeqytetasit, ndërsa Shkëndija vazhdon oshilacionet e mëdha. /abcnews.al
Renova – Borec 2-1
(Selmani 16’, Gafuri 87’ / Hristov 83’)
Struga Trim&Lum – Makedonija GP 0-2
(Bozinovski 22’, 63’)
Vardar – Akademija Pandev 1-0
Sileks – Rabotnicki 1-0
(Dje) Shkupi – Shkëndija 2-0
(Jurina 69’, 85’)