“Rënia ekonomike 3.31% jo realiste”, Xhepa në ABC: Qeveria e re duhet të bëjë rishikim rrënjësor

schedule17:08 - 1 Prill, 2021

schedule 17:08 - 1 Prill, 2021

Nga Erblina Mile

Tkurrja e ekonomisë me vetëm 3.31% gjatë vitit të pandemisë nuk është realiste. Ekspertët e ekonomisë sqarojnë se statistikat e publikuara qëndrojnë shumë larg edhe parashikimeve të bëra nga qeveria për një rënie të ekonomisë -5%. Selami Xhepa thekson se  pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë janë me rënie drastike.

Rënia me 3.3% duket sikur është një zbulim befasues, sepse në fakt nëse e shikojmë zhvillimet nuk duket se kemi ndonjë “boom” të rëndëishëm në sektorë të caktuar të ekonomisë. Konsumi është më i ulti në 30 vitet e fundit” tha ai.

Rezerva ka edhe për dy sektorët që kanë dhënë kontributin kryesor në këtë rritje ekonomike siç është rindërtimi apo shpenzimet shëndetësore.

Edhe vetë projekti i rindërtimit ka pasur një performancë jashtëzakonisht të dobët çka do të thotë që ka dyshime se cilët janë burimet që e kanë ushqyer këtë rritje ekonomike. Unë mendoj se është një rritje varfruese, sa kohë që shpenzimet e konsumatorëve kanë shkuar për të mbuluar shërbime jetike”.

Po ashtu edhe pritshmëritë për një rritje ekonomike me 5.5% për  këtë vit  mbetet jo shumë objektive për shkak se jemi në një vit zgjedhor.

Një rritje 5.5% do të ishte jo shumë realist, megjithatë mendoj që qeveria e re duhet të bëjë një rishikim rrënjësor dhe të buxhetit dhe të gjitha projeksioneve të tjera makroekonomike” tha ai.

Rënia ekonomike e parashikuar nga  ministria e financave FMN, BB, KE  gjatë vitit 2020 varionin në një interval  recensioni nga – 6% deri në -9%./ Abcnews.al