Rënia e flokëve pas infektimit me Covid-19, këshillat që duhet të ndiqni

schedule12:56 - 15 Mars, 2021

schedule 12:56 - 15 Mars, 2021

Një ndër pasojat me të cilat përballen njerëzit pas infektimit me Covid-19 është rënia drastike e flokëve. Dermatologia Violeta Dajci tha në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa se rënia e flokëve vihet re tek pacientët qoftë me formë të rëndë apo të lehtë të virusit.

Përsa i përket grupmoshave, dermatologia theksoi se kjo simptomë është vënë re më shumë tek moshat e mesme, por nuk lë pa prekur dhe moshën e tretë. Stresi gjithashtu luan një rol kryesor, duke patur parasysh se pacientët me virus përjetojnë nivel të lartë stresi.

Por ç’duhet bërë për të parandaluar rënien dhe për t’i kthyer flokët në formë? Dermatologia theksoi nevojën e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. “Në radhë rë parë duhet të rregullojmë që krijon virusi në organizmin tonë, si anemitë apo ndryshimet e tjera fiziologjike. Duhet të drejtoheni gjithmonë tek mjeku dermatolog sepse është një patologji dhe duhet ta trajtojnë ata.

Janë shumë të mira suplementet për kontrollin e anemive dhe hekurit por ndikojnë shumë mirë dhe disa solucione që hidhen lokalisht në kokë që të frocojnë dhe ushqejnë rrënjën e flokut.”, u shpreh dermatologia. /abcnews.al