Eksportuesit do përfitojnë disa lehtësi si një masë mbështetje për efektet negative që ka dhënë dobësimi i euros ndaj lekut. Pas përfundimit të takimit me shoqtat e eksportuesve ministrja e Financave Delinave Ibrahimaj tha se do të ngrijë pagesa e tatim -fitimit dhe rimbursimi i Tvsh për këtë kategori do realizohet në kohë rekord.
“Kemi vendosur bashkarisht me qëllim dhënien e një zgjidhjeve afatshkurtër për arritjen e likuiditeteve të kompanive eksportuese të ngurtësojë, parapagimin e kësteve të tatim fitimit për të gjithë kompanitë ekportuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe të prodhimit të tyre.
Kemi përgatitur një akt normative, që do të miratohet shpejt nga qeveria, që këto kompani të mos paguajnë këste tatim fitimi duke krijuar kështu një mundësi të rritjes së likuiditetit që kompanitë kanë në dispozicion.
Nga ana tjetër do të marrim masa me qëllim që rimbursimi i TVSH-së që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore, që duhet të jepet brenda një afati 30 ditor, do të jepet me një afat më të shkurtër, brenda 3 ditëve.
Këto janë dy masa afatshkurtra ndërkohë kemi vendosur krijimin e një grupi pune të përbashkët, me qëllim analizimin më tej të situatës.” -u shpreh Ibrahimaj.


