15-vjeçarja e rrallë që pikturon për të ndihmuar nënën e motrën. Renea, vajza me shumë talente

schedule10:42 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 10:42 - 25 Dhjetor, 2023

Quhet Renea Morina dhe talentin për pikturën duket se e ka të lindur. Për ABC e Mëngjesit, Renea thotë se vizatimin e saj të parë, e ka bërë në moshën dy vjeçare, ndërsa sot edhe pse në moshë të vogël ende, punon për t’i ardhur në ndihmë familjes së saj.

“Ngjyrat më kanë pëlqyer gjithmonë, nisa të vizatoj gjërat që më pëlqenin. Në moshën dy vjecara, vizatova një peshkaqen. Halla ime nisi të mi fotografojë më pas të gjithë vizatimet që unë bëja, duke shkruara më pas datën, ditën, moshën.”

“Zakonisht kur bëj portrete, njërëzit më japin foton dhe unë i vizatoj. Kur vi në shtëpi nga shkolla, ndodh që jam e lodhur, ndodh që e filloj vizatimin dhe nuk dihet kur e përfundoj.” -thotë ajo ndërsa tregon se tashmë vijon studimet në shkollën e muzikës.

“ Drejt pikturave më ka shtyrë tezja, kishte këtë idenë, i thash mamit dua të punoj dhe ajo i tha mamit, ‘po  sikur të vizitojë në xham’. Bëmë postimin e parë dhe pati shumë kërkesa.

Me të ardhurat, piktorja e vogël i vjen në ndihmë nënës së saj kryefamiljare.

“Ideja për të ndihmuar nënën ka qenë e imja, gjithmonë e kam dashur.Po punoj dhe po paguhem për dicka që e kam qejf ta bëj dhe mund të ndihmoj nënën me këtë punë.”-tregon më tej ajo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!