KRUBIN – Kontrolle të befasishme nga RENEA janë kryer edhe në zonën e Laçit e Mamurrasit.
RENEA sonte ka nisur një aksion “blic” në Elbasan, Vlorë, Fier, Shkodër e në Laç. Ata janë vënë në kërkim të persona që lëvizin të armatosur apo persona që janë shpallur në kërkim e të përfshirë në ngjarje kriminale.
Deri me tani raportohet se në qytetet ku po zhvillohet aksioni ka disa të shoqëruar.
Kontrollet vijnë pak ditë pas një ngjarje kriminale që tronditi Tiranën, ku një person u vra në zonën e “Don Boskos” ndërsa u plagosën 4 të tjerë. /abcnews.al/