Ministria e Shëndetësisë konfirmoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 146.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se efektivi nga Korça ka rezultuar pozitiv. Ai së bashku me disa persona të tjerë kanë udhëtuar nga Malta drejt Shqipërisë ku dhe një tjetri i është bërë testi dhe ka rezultuar negativ nga COVID-19, ndërkohë të tjerët janë vetëkarantinuar. Ditën e enjte karantinimi përfundon për këta persona pasi mbushen 14 ditë nga dita që janë kthyer nga Malta.
Efektivi është dërguar në Tiranë dhe pas kryerjes së analizave ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv./abcnews.al