Një nga dy vatrat e zjarrit të aktivizuar tre ditët e fundit në Majën e Rrunës, vijojnë të jetë aktive në Kukës. Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës vatra në zonën e Rrunës është shuar dhe janë tre roje për të monitoruar situatën gjatë natës.
Lexo edhe: Situatë e rënduar në fshatin Thirrë të Mirditës, zjarri ka përparuar në dendësi pyjore
Ndërsa vatra sipër tunelit të Kalimashit në Thirrë, zona Leku i Thive është aktive dhe rrezikon të përhapet më gjerë. Operacioni është ndërprerë për të filluar të dielën. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës, Pyjeve dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës, dhe banorë të zonës gjatë gjithë ditës se sotme kanë luftuar me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. /abcnews.al/