Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve të Ballshit, mjekët urdhërohen të kryejnë vizitat në spital

schedule12:17 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:17 - 6 Tetor, 2020

Naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e 9 të grevës së urisë.

Stafi i spitalit të Ballshit në vizitat mjekësore që ka kryer ka konstatuar se gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar, po ashtu u është kërkuar që të transportohen drejt spitalit të Ballshit për të bërë serume.

Kërkesë kjo që nuk është pranuar prej tyre, por janë shprehur që serumet t’i marrin në ambientin ku janë.

Gazetarja e ABC News Valbona Davidhi raportoi se Spitali i Ballshit ka marrë një urdhër, ku i kërkohet grevistëve që të marrin ndihmë mjekësore, kryesisht serume, apo trajtim për tensionin e lartë në ambientet e spitalit.

Urdhri i komunikuar për mjekët është dhënë nga Drejtoria e Spitalit të Ballshit.

Mjekët po ashtu kanë bërë thirrje që të ushqehen sepse situata paraqitet serioze edhe në rast se do të trajtoheshin me serume.

Sakaq Gazetarja Valbona Davidhi tha se nga një komunikim me kreun e sindikatës, tha se ka pasur reagime nga zyrtarë të politikës, por nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!