Rëndohet gjendja e myftiut te Shkodrës, niset drejt Turqisë

schedule09:17 - 14 Nëntor, 2020

schedule 09:17 - 14 Nëntor, 2020

Rëndohet gjendja e myftiut te Shkodrës Muhamed Sytari. Myftiu prej disa ditësh është i infektuar me koronavirus.

Siç raporton për abcnews.al gazetari Simon Shkreli pas rëndimit të gjendjes së tij familjarët kanë vendosur ta dërgojnë në Turqi.

Muhamed Sytari është 41 vjeç, ndërkohë pak ditë më parë drejt shtetit turk është dërguar edhe i ati i tij, po ashtu i infektuar e virusin.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë e përkeqësuar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 490 raste të reja dhe 7 humbje jete. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!