Rëndohet bilanci, mbi 40 viktima nga tërmeti i fortë në Japoni

schedule08:43 - 2 Janar, 2024

schedule 08:43 - 2 Janar, 2024

Shkon në 48 numri i viktimave pas tërmetit të fortë që goditi një ditë më parë Japoninë. Në një komunikim për mediat kryeministri i Japonisë Fumio Kishin konfirmoi se numri i viktimave është rritur dhe se dëmet e shkaktuara nga tërmetit 7.6 ballë janë të mëdha.

Rreth 1000 anëtarë të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët e bllokuara, ndërsa kërkimet për të shpëtuar jetë vazhdojnë. Ushtria japoneze ka shpërndarë ushqim, ujë dhe batanije për të gjithë njerëzit që janë detyruar të largohen nga banesa për shkak të rrezikut të lartë.

Gjithashtu edhe presidenti i SHBA Joe Biden konfirmoi mbështetjen e tij për Japoninë pas goditjes nga tërmeti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!