Renditja e FIFA-s: Shqipëria “ngjit” Francën, feston Kosova

schedule10:42 - 19 Shtator, 2019

schedule 10:42 - 19 Shtator, 2019

FIFA ka përditësuar renditjen e re të kombëtareve dhe për Shqipërinë e drejtuar nga Edoardo Reja nuk ka asnjë lëvizje. Kuqezinjtë, që së fundmi u mposhtën nga Franca dhe triumfuan me Islandën, mbeten në vendin e 64-t në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

Kosova vazhdon me trendin rritës, por këtë herë ka ngjitur vetëm një shkallë. Dardanët tashmë pozicionohen në vendin e 119-të në botë. Në renditjen e re të FIFA-s vihen re lëvizje edhe në podium, teksa Franca është ngjitur në vendin e dytë.

Belgjika ruan kryesimin, kurse Brazili tashmë renditet në vendin e tretë. Portugalia ka parakaluar Uruguain dhe mban vendin e pestë. Spanja është ngjitur me dy pozicione (vendi i 7-të), kurse Kroacia dhe Portugalia kanë humbur nga një vend. Rënie edhe për Gjermaninë (e 16-ta), që parakalohet nga Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!