“Renda dy vite pas gruas që ta bëja për vete”, Londo rrëfen historinë e dashurisë: I jam borxhli

schedule10:56 - 30 Tetor, 2024

schedule 10:56 - 30 Tetor, 2024

Në rrëfimin në emisionin “Pas Mesnate”, regjisori Kiço Londo është ndalur dhe te historia e tij e dashurisë me bashkëshorten Vasilika.

Ai tha se ndjehet në borxh ndaj saj dhe vajzës, për shkak të kohës së pakët që ka kaluar për arsye të angazhimeve të karrierës, por tani këtë kohë mundohet ta kompesojë me nipërit.

Sakaq, Londo ka treguar dhe njohjen e tyre në Universitetin e Arteve dhe se ka rendur pas Vasilikës për dy vite me radhë.

Ndjehem borxhli, ndjehem mëkatar dhe ndaj Vasilikës dhe ndaj vajzës, kur mendoj që jam një baba lehtësisht i gjykueshëm fal pasionit dhe sipas teorisë që më mban mua të justifikuar. Njerëzit e Zotit i bëjnë të gjitha. Nuk mund që dy trupa të rrinë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Unë jam borxhli ndaj bashkëshortes, jam borxhli ndaj Besit. Tani kam filluar të riparohem si gjysh. Jam shumë afër nipit dhe mbesës. Çdo moment kthehem tek ata. Dal nganjëherë, i lë në shtëpi, shkoj te kafja dhe pastaj kthehem prap që të marrë rrugën për në pedonale.

Besoj që është një nga gjërat që ka qenë aty. Deri në atë kohë, unë isha pak më i rritur se të tjerët, një dyvjeçar, kam qenë një njeri që kam pasur miqësi, shoqëri, kam qenë i hedhur, por unë mendoj që nuk ka pasur një gjë me shikim të parë. Mendoj që nuk ka pasur një çakmakë, që i vuri flakën marrëdhënies sime me Vasilikën, sepse marrëdhënia ime ka qenë aty përpara se unë të shihesha me Vasilikën. Edhe përderisa ka qene aty, rrodhi natyrshëm. A ka pasur një moment që Vasilika ka fluturuar, ka pasur inatet e saj? Po, edhe ky moment ka zgjatur më shumë se dy vjet. Nuk besoj se më ka refuzuar, por ka fluturuar, luante, kishte pjesën e saj, ka gëzuar moshën, lidhjen, raportin dhe unë kam gëzuar, le të themi mashkulli që bredh pas mbretëreshës derisa ajo të bindet që ky është mashkulli im. Unë mendoj që një femër duhet të fluturoj gjatë dhe një mashkull duhet të lodhet gjatë. Nuk më pëlqejnë gjërat e thjeshta, nuk më pëlqejnë gjërat e lehta”, rrëfeu regjisori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!