Mbrëmjen e djeshme Borussia Dortmund dhe Porto prenë biletën për më tej në Champions League, duke eliminuar Sevillan dhe Juventusit. Magjia vazhdon edhe sot.
Në “Parc de Princes”, duke nisur nga ora 21:00 nis misioni i vështirë i Barcelonës për të përmbysur fitoren 4-1 të PSG në Spanjë. Të dy skuadrat kanë mungesa. PSG zbret në fushë pa Neymar, Kean dhe Bernat, ndërsa Barcelona shkon pa Pique, Araujo, Fati e Coutinho.
Katalanasit shpresojnë në “remuntada” dhe duan të përsërisin suksesin e pak viteve më parë, kur përmbysnin fitoren 4-0 të PSG në ndeshjen e parë. Ndërkohë një gjermane dhe një angleze luajnë në Hungari.
Leipzig dhe Liverpool në të njëjtën orë sfidojnë njëra-tjetrën në “Puskas Arena”, i njëjti stadium ku u luajt edhe ndeshja e parë. Çudi pandemie! Kjo ndeshje pritet të jetë formalitet për skuadrën e Klopp për shkak se e kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë. /abcnews.al