Relax dhe adrenalinë këtë verë, SPA në “Equos Resort” nga 1 korriku

schedule17:58 - 6 Korrik, 2021

schedule 17:58 - 6 Korrik, 2021

Vera kalohet më bukur me relaks dhe adrenalinë!

Me këtë moto nisin bashkëpunimin “Equos” Resort dhe Klinika “Vivia”.

Menaxherja e klinikës, Enela Muhedini tregon risitë e këtij sezoni veror.

“Të gjithë ata që do të zgjedhin Equos për të kaluar pushimet verore, përveç adrenalinës, pishinës apo rrëshqitëseve ka nga ata që duan ambiente më të qeta siç është edhe ambienti vip. Po ashtu ka nga ata që duan të kalojnë momente relaksi dhe për këta ne kemi menduar duke sjellë Vivia SPA për të cilët ofrojmë masazhe të ndryshme relaksuese, të trupit  këmbëve, po ashtu edhe trajtime estetike për fytyrën dhe trupin”, tregon ajo.

Por çfarë trajtimesh rekomandojnë mjekët për të kryer gjatë verës?

Dermatologia, Irena Savo rëndit disa prej tyre.

“Ndër trajtimet e trupit rol të rëndësishëm zënë ato me efekt dobësues siç kemi injeksionet lipolitike ose shkrirëse të indit dhjamor në zona të ndryshme. Kemi trajtime të celulitit të cilat në klinikën Vivia në ofrojmë një aparaturë shumë të avancuar për konturimin e trupit. Gjithashtu kemi trajtime me efekt hidratues siç janë mezoterapia , trajtimi me plazëm si edhe trajtime botoks”, sqaron më tej ajo.

Profesionistët e klinikës “Vivia” do të jenë në “Equos Resort” nga muaji korrik deri në fund të sezonit veror./abcnews.al/