Rektori Radevski: Gjuhët janë pasaportë suksesi

schedule16:57 - 27 Shtator, 2019

schedule 16:57 - 27 Shtator, 2019

Gjuhët janë pasuri dhe steriotipet për mësimin e tyre janë zhdukur. Vladimir Radevski, rektor në Universitetin e Evropës Jug-Lindore thotë se mësimi i gjuhëve në kohën e globalizimit është shumë e rëndësishme, pasi janë një pasaportë sigurie jashtë vendit.

Gjuhët janë një pasaport suksesi jashtë vendit, kështu u shpreh pro rektori në Universitetin e Evropës Jug-Lindore- Vladimir Radevski, sipas tij Ballkani ka një thesarë gjuhësor shumë të madh, e cila e bënë të rëndësishëm këtë vend.

“Nuk mund të vendosni komunikim të mjaftueshëm, nuk mund ta njohim tjetrin, nuk mund të jeni të shokë ashtu siç duhet nuk mund të tregoheni siç duhet. Nëse nuk dini ti thoni 5 fjalë në atë gjuhë. Ndrsyhe është dikush që e ka gjuhën e nënën gjuhën shqipe krejtësisht ndryshe do të komunikoj me ju, përderisa e dini sinqerisht me dashuri të hyni në botën e tij shpirtërore.

Njohja e një kultutre tjetër apo kombi tjetër është shumë më e lehtë nëse e njeh gjuhën e atij kombi- thotë Radeski duke shtuar se dalëngadalë po zhduken stereotipet për mësimin e një gjuhe tjetër në Maqedoninë e Veriut”, tha Radevski.

“E dini, ka ndryshime pozitive, kuptohet, unë i shoh ndryshimet se kemi një numër më të madh të mediave, të cilat prodhojnë programe në gjuhën sqhipe, do të thotë kontakti mes gjuhëve gjithnjë e më shumë realizohet shumë mirë, ka shuëm më pak njerëz sot në Shkup ose në Tetovë, të cilët thonë, po unë në punë asnjë herë nuk kam takuar një maqedon prandaj smë duhet gjuha maqedone, ose e kundërta, gjithnjë e më shumë ka vende ku njerëzit takohen dhe janë të adresuar në gjuhën e tjetrit“, tha ai.

Ndryshe Dita Evropiane e gjuhëve është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 Dhjetor të vitit 2001 ku është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian.

Si qëllim i kësaj dite është të nxis mësimin e gjuhëve në të gjithë evropën dhe si e tillë mbështete nga Këshilli i Evropës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!