Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, u listua dhjetë vende larg fundit të tabelës së universiteteve në Evropë. Ky vlerësim ndërkombëtar ka shkaktuar reagime të shumta ndërkohë që rektori i universitetit theksoi se këto statistika janë ende në përpunim.
Ndërsa, rektori Artan Hoxha nuk e pranoi vlerësimin ndërkombëtar dhe tha se të dhënat e tij janë ende në përpunim.
Lidhur me këtë deklaratë, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh në “Real Story” se Hoxha iu referua metriksave të ndryshëm që janë bërë, të cilat e nxjerrin universitetin në funksion të të gjitha atyre kritereve dhe vlerësimeve.
“Kanë ndodhur evolucione brenda universiteteve, patjetër për mirë, por mund të kenë shërbyer më pas dhe janë evidentuar si problematika rrugës. Në këtë rankim, ne kemi 4 universitete në pozicione të ndryshme. Është Universiteti Bujqësor, më pas i Durrësit, më pas Politekniku, por rektori Hoxha iu referua metriksave të ndryshme që janë bërë, të cilat e nxjerrin universitetin në funksion të të gjitha atyre kritereve dhe vlerësimeve që kanë. Edhe komentoi dhe diçka tjetër, që unë nuk besoj se është për t’u neglizhuar, fakti që janë ende duke u rishikuar dhe plotësuar në mënyrë që të rishikohen pozicionimet”.
Më tej, sa i përket njohjes së diplomave në vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrja tha se shembulli më i mirë janë studentët e mjekësisë.
“Njohja nuk është programi i njëjtë, por është një instrument që garanton që për diploma si për shembull Fakulteti i Infermierisë, Farmacia etj. Njihen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një instrument që garanton pikërisht këtë gjë. Bie dhe në kundërshtim, marrim një rast konkret, për shembull, mjekësia. Neve mjekët dhe infermierët janë ata që po dominojnë në vendet e tjera”/abcnews.al