Rekordmeni viking më mirë se Messi-CR7, Perez ofron 270 milion €

schedule19:42 - 8 Mars, 2021

schedule 19:42 - 8 Mars, 2021

Erling Haaland vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme me Borusia Dortmund. Me dy golat ndaj Bayernit në fundjavë, sulmuesi 20-vjeçar ka mposhtur Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon për realizimin e 100 golave të parë në karrierë.

Bomberit norvegjez iu deshën vetëm 146 ndeshje për të arritur këtë shifër, Leo Messit 210 ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldos 301 ndeshje. Haaland ka arritur të ketë një mesatare më të mirë se dy yjet botërorë, të cilët kanë qenë në majat e futbollit për më shumë se një dekadë.

 

Statistikat e Haaland

Sulmuesi i Dortmund ka bërë edhe më mirë se Kylian Mbappe, të cilit iu deshën 180 ndeshje për të shënuar 100 gola. Për Borusian, Haaland realizoi golin e 45-të në 46 ndeshje zyrtare. Më parë ai ka shënuar 29 gola në 27 takime Salzburgun dhe 35 gola me Molden, ekip ku edhe nisi karrierën.

Shifra që kanë ndikuar që Florentino Perez të mos kursehet aspak për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit. Presidenti i Real Madrid është gati të hapë thesin për lojtarin e talentuar. AS raporton se “Los Blancos” kanë gati 150 milion euro për kartonin e Haaland.

Lojtarit do t’i afrohet një kontratë 6-vjeçare me një rrogë prej 20 milion eurosh në sezon. Në total, operacioni për kalimin e Haaland nën urdhrat e Zinedine Zidane, kap shifrën e 270 milion eurove. /abcnews.al