Fabio Quagliarella nuk ka ndërmend të ndalet. Në janar feston 38-vjetorin e lindjes, por vijon të mbetet një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Serie A.
Sampdoria e tij humbi 2-3 në shtëpi kundër Sassuolos mbrëmjen e kaluar, teksa Quagliarella shënoi golin e parë të ekipit të tij. Gol i shtatë në Serie A për këtë sezon dhe rekord absolut.
7 – Fabio #Quagliarella é l’unico giocatore ad aver segnato almeno 7 gol in tutti gli ultimi 7 campionati di Serie A. Sentenza.#SampdoriaSassuolo
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 23, 2020
Ky është sezoni i shtatë radhazi që sulmuesi i njohur për realizimin e shumë golave të bukur, arrin të shënojë minimalisht 7 gola.
Askush nuk e ka bërë më parë një gjë të tillë në elitën e futbollit italian në shtatë sezonet e fundit. Një rekord i bukur për “veteranin” e Sampdorias. /abcnews.al