Pjesa e parë midis Norvegjisë dhe Spanjës është mbyllur pa gola, por një rekord interesant është vendosur nga kombëtarja iberike gjatë ndeshjes së Grupit F.
Për herë të parë në 99 vite dhe plot 699 ndeshje të zhvilluara, Spanja ka zbritur në fushe më 11 futbollistë nga 11 skuadra të ndryshme! Diçka e tillë nuk kishte ndohur kurrë më parë dhe dueli i sotëm do të futet në historinë e “La Furia Roja”.
Robert Moreno ka zgjedhur këtë formacion për transfertën e Oslos: Kepa (Chelsea), Jesus Navas (Sevilla), Raul Albiol (Villarreal), Sergio Ramos (Real Madrid), Julian Bernat (PSG), Fabian Ruiz (Napoli), Sergio Busquets (Barcelona), Saul (Atletico Madrid), Mikel Oyazabal(Real Sociedad), Rodrigo Moreno (Valencia) dhe Dani Ceballos (Arsenal). /abcnews.al