Rekordi i çuditshëm i italianit, mijëra euro gjoba për pak minuta

schedule13:45 - 26 Korrik, 2018

schedule 13:45 - 26 Korrik, 2018

Një 29-vjeçar italian në Torino ka shënuar një rekord të çuditshëm mesnatën e të mërkurës, brenda pak minutash ai ka marrë një total gjobash prej 6 mijë eurosh për një sërë shkeljesh të kodit rrugor.

Kaloi me drita automjeti të fikura para agjentëve të policisë rrugore në Torino në mesnatën e të mërkurës, hyri me semafor të kuq, pa rrip sigurie dhe duke folur në celular.

Pasi u ndalua nga patrulla e policisë pas një ndjekjeje të shkurtër, agjentët zbuluan se automjeti i tij nuk kishte as siguracion. Një rekord gjobash për një 29-vjeçar italian, i cili përveç se i duhet të paguajë një total gjobash prej 6 mijë eurosh, tashmë rrezikon të mbetet dhe pa patentë.

Kalimi i semaforit të kuq i kushton 200 euro, dritat e pandezura të automjetit 335 euro, biseda në celular 646 euro, por gjoba më e kripur ëshët ajo e siguracionit të automjetit: 3 170 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!