Rusia ka raportuar 27, 550 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve gjatë 2021. Vendi po përballet me rritje të rasteve, duke shtyrë zyrtarët që të nxisin qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt.
Rusia shënoi 924 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 213,549. Rikujtojmë se Rusia gjithashtu është një nga vendet më të prekura në Europë, vendi ka regjistruar 7,690,110 raste që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al



