Rekorde në garat automobilistike/ Shqiptari: Jam djali i parë që kam fituar një vend të rëndësishëm në Europë

schedule09:50 - 28 Shtator, 2023

schedule 09:50 - 28 Shtator, 2023

Liridon Kalenderi është një garues që ka thyer rekorde në garat ndërkombëtare automobilistike. Ai këtë vetë ka shkëlqyer në garat e makinave në Çeki, ku rendit i dyti, duke përfaqësuar denjësisht flamurin e Kosovës.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Liridoni zbuloi se qene 0.8 të qindat, më i ngadalshëm se vendi i parë, kurse ky tjetri diku te 1 sekond ka qene mbrapa meje.

Sakaq, Liridoni ka zbuluar se tani është mësuar me shpejtësinë dhe ndodh që edhe kur është me familjen të jetë me shpejtësi të madhe në autostradat e Gjermanisë.

Jam djali i parë që kam fituar një vend të parë në Europë në 2017. Me kthesa të shpejta kam arritur deri në 210 kilometra në orë.

Te gara në Çeki kam qene 0.8 të qindat, më i ngadalshëm se vendi i parë, kurse ky tjetri diku te 1 sekond ka qene mbrapa meje.

Personat e familjes sime janë mësuar tashmë. Ndonjëherë dhe nëpër autostradat e Gjermanisë me me 330 km në orë vozis me familjen”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!