Rekord viktimash nga koronavirusi në Spanjë, në 24 orë 849 vdekje

schedule12:04 - 31 Mars, 2020

schedule 12:04 - 31 Mars, 2020

Spanja vijon të jetë nën pushtetin e frikshëm të koronavirusit ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima duke e cuar në 8189 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësisë e cila raporton se numri total i të infektuarve në vend është 94.417 persona, 9 000 më shumë se dita e hënë. Ndërkohë deri më tani janë shëruar rreth 19 mijë pacientë dhe mbi 500 persona ndodhen në terapi intensive.

Spanja është vendi i dytë në botë pas Italisë që shënon shifrat më të larta të viktimave nga COVID 19, dhe e treta porsa i përket numrit të personave të infektuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!