Rusia ka regjistruar 1,106 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu vendi ka shënuar rekord të infektuarish gjatë 8 ditëve të fundit. Vendi regjistroi 36,446 raste në 24 orë.
Moska pritet të rivendosë një bllokim të pjesshëm nga 28 tetori, ndërkohë që dyqanet thelbësore si farmacitë dhe supermarketet do të qëndrojnë të hapura. Moska ka regjistruar 232,775 viktima, numri më i lartë i të vdekurve në Europë – megjithëse autoritetet akuzohen se e kanë minimizuar në mënyrë dramatike shifrat reale.
Rusia është vendi i pestë me numrin më të lartë të rasteve në botë me më shumë se 8.3 milionë raste që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë vetëm rreth 36% e rusëve janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al