Rekord viktimash nga Covid-19 në Rusi, mbi 800 të vdekur në 24 orë

schedule13:58 - 28 Shtator, 2021

schedule 13:58 - 28 Shtator, 2021

Rusia ka regjistruar rekord viktimash nga koronavirusi, duke shënuar numrin më të lartë të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Vendi regjistroi 852 të vdekur në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 205,531 – numri më i lartë i të vdekurve në Europë.

Rusia, vendi i pestë më i prekur në botë me më shumë se shtatë milionë të infektuar, ka shënuar rritje të rasteve gjatë muajve të fundit kryesisht për shkak të fushatës së ngadaltë të vaksinimit. Moska, epiqendra e shpërthimit të Rusisë, ka shënuar rritje të rasteve dhe të të shtruarve në spital gjatë javës së kaluar.

Nënkryetarja  Anastasia Rakova ka deklaruar se varianti Delta përbën shumicën e rasteve në kryeqytetin rus. Autoritetet gjithashtu po përballen me skepticizmin e qytetarëve ndaj vaksinave, me sondazhet që tregojnë se shumica e rusëve nuk planifikojnë të vaksinohen.

Kremlini synonte të vaksinonte 60 përqind të popullsisë së Rusisë deri në shtator por që nga e marta, vetëm 28 përqind e popullsisë është  vaksinuar plotësisht./abcnews.al