Rekord të rasteve ditore me Covid 19 në Meksikë

schedule08:32 - 2 Gusht, 2020

schedule 08:32 - 2 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë, është shënuar një rekord i rastev ditore me Covid. Ministria e Shëndetësisë së Meksikës bën me dije se gajtë orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar  9,556 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Kështu, shifra e përgjithshme e të prekurve në vendin e tretë më të madh në Amerikën Jugore shkoi në 434,193 persona. Rekordi i ri u shënua vetëm një ditë pasi vendi i Amerikës Latine ia zuri vendin e tretë Britanisë së Madhe për më së shumti viktima të koronavirusit në nivel global.

Sidoqoftë, qeveria meksikanë ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar mund të jetë në masë të konsiderueshme më i lartë se shifra zyrtare. Ndërkohë deri më tani Meksika dhe Brazili janë shtetet që po shënojnë më së shumti raste të virusit të ri në Amerikën Latine./abcnews.al