Rusia ka regjistruar 16 643 raste të reja me koronavirus , duke përfshirë 1,701 raste të regjistruara në Moskë.
Sipas të dhënave, deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 3.884.730. Autoritetet gjithashtu raportuan 539 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktima nga Covid-19 në 74,158.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa viktima e parë më 19 mars./abcnews.al



