Rusia ka shënuar rekord të infektuarish. Vendi ka regjistruar mbi 200 mijë raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave të shëndetësisë, vendi regjistroi 203,949 raste, një rritje prej 110% nga java e kaluar.
Rusia shënoi gjithashtu 722 viktima në 24 orë, një rritje me 9%.
Vendi ka shënuar 13,731,794 raste dhe 338,813 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al



