Rekord të infektuarish në Izrael, rreth 11 000 raste në 24 orë

schedule14:33 - 31 Gusht, 2021

schedule 14:33 - 31 Gusht, 2021

Izraeli ka shënuar rekord të infektuarish, duke regjistruar 10,947 raste në 24 orë. Vendi ka shënuar rritje të rasteve gjatë javëve të fundit për shkak të variantit Delta.

Më të prekurit janë personat e pavaksinuar por edhe personat që u vaksinuan më shumë se gjashtë muaj më parë. Rritja e rasteve nxiti autoritetet të fillojnë një fushatë për administrimin e një dozë të tretë të vaksinës.

Të hënën, vendi regjistroi më shumë se 9,000 raste të reja, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi një fushatë vaksinimi në shkallë të gjerë në mes të dhjetorit falë një marrëveshjeje me Pfizer, e cila  shpërndau miliona doza në këmbim të të dhënave të efikasitetit të vaksinave në popullatën e saj, e cila lejoi zvogëlimin e numrit të rasteve dhe përhapjen e variantit Delta.

Rreth 5.5 milion persona kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid në Izrael, rreth 60% e popullsisë së përgjithshme dhe më shumë se 80% të të rriturve, ndërsa vaksina nuk është miratuar ende për fëmijët nën moshën 12 vjeç./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!