Rekord të infektuarish me Covid-19 në Greqi, raportohen 12 viktima

schedule18:04 - 29 Tetor, 2020

schedule 18:04 - 29 Tetor, 2020

Greqia ka shënuar një rekord të rime të infektuarit me koronavirus. Gjatë 24 orëve te fundit autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 1,211 raste të reja, prej tyre 35 në Atikë dhe 275 në Selanik.

Po ashtu 12 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 615 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin grek është 35510, nga të cilat 55.2% janë burra. Autoritetet njoftojnë se 114 bashkëqytetarë po trajtohen me intubim. g.v/abcnews.al