Australia ka shënuar rekord të infektuarish. Vendi regjistroi 1 323 raste në 24 orë. Shteti më i populluar i Australisë, por edhe epiqendra e variantit Delta, New South Wales, raportoi 1,218 raste.
Vendi ndodhet në bllokim deri në fund të shtatorit. Kryetarja e New South Wales, Gladys Beretziklian ka mbështetur rihapjen e vendit, pas vaksinimit të 70% të popullsisë mbi moshën 16 vjeç.
Në Victoria, i cili është vendi i dytë më i populluar i Australisë ka raportuar 92 raste të reja.
Ky është numri më i madh i rasteve ditore në një vit./abcnews.al

