Rekord/ Shqiptarja “fluturon” nga 125 metra lartësi, akrobaci mbi urën më të lartë të Ballkanit

schedule09:14 - 21 Nëntor, 2023

schedule 09:14 - 21 Nëntor, 2023

Fiona Rushiti njihet si shqiptarja e parë që ka sfiduar lartësitë. Ajo së fundmi, ka thyer një rekord, pasi “ka fluturuar” mbi 125 metra lartësi, duke u hedhur mbi urën më të lartë në Ballkan, ‘Urën e Vashës’.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Fiona ka treguar se kjo ka qene një ëndërr për të cilën ka punuar tre vite dhe më është dashur të luftojë shumë për ta realizuar.

Ajo ka zbuluar se vëllezërit e saj e kanë ndihmuar, ndërsa mamit nuk i ka treguar derisa është hedhur nga ‘Ura e Vashës’.

“Urën e Vashës e kam pasur si synim gjithmonë, pasi është ura më e lartë në Ballkan.

Kam vellezërit që më kanë ndihmuar, pasi ata janë alpinistë dhe më kanë lidhur litarët. Mamit në fillim nuk i tregova se ajo e përjeton shumë, ndërsa babi më tha jepi, por prap kishte frikë.

Unë jam shqiptarja e parë dhe e vetmja që sfidoi lartësitë. Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pasi nuk lejohej. Na ndaloi policia, por e vazhduam performancën. Unë kam folur me firmën e ndërtimit dhe i kam treguar rastet e vajzave nëpër botë, ata nuk pranonin derisa i ndryshova mendjen. Kur dola sipër nuk e besoja, mu mbushën sytë me lot se ishte diçka që kam dashur gjithmonë ta bëjë.

Stërvitjen e kam të rregullt, këshilloj shumë pjesën e alpinizmit. Kam shumë kohë që punoj për këtë performancën”, u shpreh Fiona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!