Sot është shënuar numri më i lartë i rasteve pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.
Ky trend rritës i rasteve vijon prej më shumë se një jave duke shkaktuar shqetësim të autoritetet dhe qytetarët.
Kështu, ISHP njofton sot për 82 raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilave janë në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon:
28 të prekur në Tiranë
18 në Shkodër,
10 në Krujë
8 në Durrës
7 në Vlorë
3 në Kamëz
Nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier
Nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.
ISHP njofton se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
STATISTIKA
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1. /abcnews.al