Numri i rasteve të reja në Greqi vijon të jetë i lartë, ndërsa qeveria ka shtrënguar masat kufizuese në shumë zona.
Autoritetet greke kanë njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 841 raste të reja. Ndërkaq, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 559 numrin e viktimave.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj është 29057, nga të cilat 55.5% janë burra.
Nga të dhënat e fundit, 89 pacientë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. g.v/abcnews.al


