Danimarka ka thyer rekord rastesh të reja me COVID në 24 orët e fundit duke konfirmuar pozitivë 23 228 infeksione të reja.
Ky numër i lartë ka ardhur edhe si pasojë e numrit shumë të madh të testeve PCR të kryera pas Krishtlindjeve, ku përqindja e testeve pozitive mbetet pothuajse konstante, në 12.3%, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur lehtë, me 675 pacientë në 24 orët e fundit, por ky indeks është më i ngadalshëm krahasuar me rritjen e rasteve të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 viktima. Numri i vdekjeve përgjatë javës së fundit është rritur me 17%, por mbetet larg rekordit të dimrit të kaluar me 249 viktima brenda një dite. m.v/Abcnews.al