Greqia ka shënuar rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë konfirmuar pozitivë 372 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve që prej fillimit të pandemisë në 12452.
Ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave prej Covid-19 në 297.
Mes të infektuarve rezultuan se 164 prej tyre kishin qenë persona kontakti me të persona të cilët kishin rezultuar pozitivë më herët, ndërsa 21 të tjerë janë raste të importuara nga jashtë vendit.
Në gjendje të rëndë vijojnë të jenë 49 pacientë të shtruar në spitale, të cilët po mbahen në intubim./m.v. abcnews.al