Rekord pas rekordi, nga testimet te infektimet dhe viktimat, COVID po bën kërdinë në Shqipëri

schedule18:17 - 9 Shkurt, 2021

schedule 18:17 - 9 Shkurt, 2021

Muaji shkurt hyri me shifra të frikshme në Shqipëri dhe në të njëjtën ritëm po vijon duke thyer cdo ditë rekordin e të infektuarve, teksa kulmi arriti sot me 1239 raste të reja.

Rastet u zbuluan nga 4562 testime, si asnjë herë më parë, kaq shumë testime brenda 24 orëve. Por jo vetëm kaq, edhe numri i viktimave ka ardhur në rritje, sot ishin 16 fatalitete, vetëm 3 larg rekordit.

Muaji shkurt

1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete

2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete

3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete

5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

7 shkurt-4254 testime, 569 të shëruar, 1124  raste të reja dhe 14 humbje jete

8 shkurt-3485 testime, 684 të shëruar, 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

9 shkurt- 4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete

Dyshimet për variantin britanik, shfrenimi i politikanëve në fushatë pa maska, distancë dhe në grumbuj, por edhe injorimi i masave nga qytetarët në jetën e përditshme janë disa nga faktorët që kanë rritur numrin e të infektuarve.

Nesër pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të shtrëngojë masat./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!